Odise Roshi ka vazhduar formën e tij pozitive.
Futbollisti ishte titullar nga minuta e parë bashkë me Bekim Balajn në duelin që skuadra e tyre Terek Grozni nga Çeçenia po zhvillojnë në kuadër të Kupës Ruse ndaj Salavat Ufas.
Roshi ishte ai që barazoi rezultatin në minutën e 53-të të takimit, duke shënuar për 1-1, shkruan Telegrafi.
Roshi dhe Balaj po kalojnë formë të mirë te klubi rus, ashtu sikurse edhe me kombëtaren shqiptare.
Ndeshja është në vazhdime dhe mund të ketë edhe penalti. Sapo të ketë video do t’ua përcjellim në kohë reale!