Site icon Telegrafi

Odise Roshi prezantohet te Diosgyori VTK

Odise Roshi është transferuar zyrtarisht në kampionatin hungarez të futbollit, te klubi Diosgyori VTK.

Sulmuesi anësor ka nënshkruar me DVTK, që është pjesë e elitës së futbollit hungarez dhe sot ka bërë prezantimin zyrtar në stadium, para se të fillonte seancën e parë stërvitore.

Kartoni i Odise Roshit mbetet në pronësinë e klubit të Akhmat Groznyt në kampionatin rus.

Fieraku është transferuar në formë huazimi deri në fund të sezonit te DVTK, që ka edhe opsionin e blerjes përfundimtare.

Odise Roshi është futbollisti i radhës shqiptar që transferohet në kampionatin hungarez, pasi më herët kanë shkuar atje lojtarë si Myrto Uzuni që aktivizohet me Ferencvaros apo Hysen Memolla e Herdi Prenga. /Telegrafi/

Exit mobile version