Oside Roshi ka qenë vendimtar në fitoren e Akhmat Groznyt në kuadër të javës së 25-të të Ligës Premier të Rusisë ndaj Arsenal Tula me rezultat 3-1.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi dy nga tre golat e ekipit çeçen, që me këtë trepikësh i largohet zonës së ftohtë të renditjes.
Akhmati kaloi në epërsi që në minutën e 15-të me Kharin, ndërsa 29-vjeçari kuqezi i çoi shifrat në 2-0 në minutën e 22-të me një penallti.
https://www.youtube.com/watch?v=KnZ5861U49w&feature=emb_title
Roshi u bë protagonist absolut i ndeshjes kur në minutën e 88-të realizoi golin që vulosi suksesin.
https://www.youtube.com/watch?v=qwRSkOBNzBU&feature=emb_title
Në minutat shtesë Arsenal Tula realizoi golin e nderit, që vlejti vetëm për statistikë.
Roshi për këtë paraqitje u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes, duke e dërguar trofeun personal në shtëpi.
Më këtë dygolësh Roshi shkon në kuotën e shtatë golave në këtë sezon në elitën e futbollit rus. /Telegrafi/