Odoion Ighalo nuk është lejuar të stërvitet me pjesën tjetër të lojtarëve të Manchester United, shkaku i frikës nga coronavirusi.
Sulmuesi që është në huazim nga Shangahi Shenhua te Djajtë e Kuq deri në fund të këtij sezoni, është duke punuar me një trajner personal në një vend të veçantë në Manchester.
Ighalos i është bërë e ditur se duhet të stërvitet ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës, shkaku i virusit që ka kapluar Kinën, por jo vetëm.
Lojtari nuk ka fluturuar për në Spanjë, atje ku skuadra po i zhvillon stërvitjet, derisa do të qëndrojnë për 14 ditë në një zonë pothuajse që izoluar.
Daily Mirror raporton se klubi anglez ka vendosur që sulmuesi të stërvitet i vetmuar, derisa të bëhet e ditur se ai nuk është i infektuar me virusin që ka marrë jetën e 1,100 personave deri më tani në Kinë.
30-vjeçari dyshohet se mund të jetë i prekur nga coronavirusi, por ende nuk ka një raport zyrtar mjekësor në lidhje me këtë. /Telegrafi/