Poezi nga: Mihail Eminescu
Përktheu: Aurel Plasari
Me nxânë me vdekë ndo ’i herë s’besojshem:
Per herë i rí, pështjellë n’mantelin t’em,
Tek hylli i vetmís i çojshem unë
Andërrues sytë.
Kur para meje krejt në beh kje shfaqun,
Vuejtje ti, aq dhimbshunisht e ambël…
Deri në fund e piva epshënín e vdekës
Së pamëshirë.
Si Nesus torturuem digjem per së gjallit,
A si Herkul prej petkut të vet helmuem;
S’mundem me e fikë zjarrin t’em me tânë
Ujnat e detit.
Prej andrrës s’eme i perpimë gjimoj,
Në turrën e zjarrit t’em shkrihem mes flakësh…
A mundem m’u ringjallë prej tij i dritshem
Porsi Feniksi?
Të bjerren prej udhës s’eme sytë mëgjitës,
Këtheju prap në gjî shpërfillje e trishtë;
Me mujtë me vdekë i qetë, mue veten t’eme
Ma jep per së rí.