Site icon Telegrafi

ODE MAÇOKUT

Poezi nga: Pablo Neruda
Përktheu: Aurel Plasari

Njeriu do që të jetë peshk dhe zog,
gjarpri do të donte të kishte flatra,
qeni është një luan i çorientuar,
inxhinieri do që të jetë poet,
miza studion për dallëndyshe,
poeti rreket të imitojë mizën,
kurse maçoku
do që të jetë vetëm maçok
dhe çdo maçok është maçok
nga mustaqet deri te bishti,
nga nuhatja deri te miu i gjallë,
nga nata deri te sytë e tij të artë.

Exit mobile version