Telegrafi

Oblak shpallet portieri më i mirë në La Liga për të katërtën herë rresht

Jan Oblak (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Jan Oblak është shpallu portieri më i mirë i vitit në La Liga për herën e katërt me radhë.

Portieri slloven kishte një sezon fenomenal te Atletico Madridi, duke arritur që t’i pranojë vetëm 27 gola në sezonin 2018/19.

Jan Oblak ka arritur ta mposht konkurrencën me Marc Andre Ter-Stegen, për t’u shpallu për vitin e katër me radhë si portieri më i mirë në La Liga.

Slloveni në sezonin 2015/16 kishte pranuar vetëm 18 gola, duke e fituar çmimin për herë të parë si gardiani më i mirë në Spanjë.

Në sezonin 2016/17 kishte pranuar 21 gola, ndërsa në atë 2017/18 kishte pranuar 22 gola, e që kishte triumfuar edhe në këto sezone.

Edhe pse shihet qartë se Oblak ka shkuar duke rënë në formë, pasi në këto vitet e fundit ka pranuar më shumë gola, mirëpo nuk ka pasur konkurrencë të vështirë nga portierët e tjerë. /Telegrafi/