Jan Oblak është bërë portieri më i shpejtë në historinë e La Ligës që arrin të mbajë 100 herë portën e paprekur.
Reprezentuesi slloven e arriti rekordin pa pësuar gol gjatë fitores 5-0 të Atletico Madridit ndaj Osasunas të mërkurën në mbrëmje.
Kjo ishte hera e 100-të e portierit që arrin ta mbaj portën e pastër në 182 paraqitjet në ligë, duke kaluar Miguel Reina, i cili mbante rekordin me 100 porta të paprekura në 222 paraqitje.
🙌 JAN. ⛔BLAK 🙌
➡ https://t.co/KnwHDSANHH💪🏼 #BackToWin
⚽ #OsasunaAtleti pic.twitter.com/QxhIZUpOC1— Atlético de Madrid (@atletienglish) June 17, 2020
Victor Valdes tani renditet në vendin e tretë në renditje, duke mbajtur 100 herë portën e paprekur në 227 paraqitje për Barcelonën.
Numra e Oblak do të thonë se ai ka mbajtur portën e pastër në 55 për qind të paraqitjeve të tij në La Liga, rekord i cili është shumë më i mirë se disa prej portierëve më të mëdhenj të ligë.
Andoni Zubizarreta mbajti 235 herë portën e paprekur në 622 paraqitje (37.78 për qind), Paco Buyo regjistroi 213 porta të paprekura në 542 ndeshje dhe Iker Casillas mbajti 177 herë portën e paprekur në 510 paraqitje.
Oblak gjithashtu ka mbajtur më shumë portën e paprekur në La Liga se çdo portier tjetër në historinë e Atleticos, me Abel Resino të dytin në 96 ndeshja pa pranuar gol në 240 ndeshje.
Një pjesë tjetër e historisë për sllovenin është se ai është portieri i parë i huaj që arrin të mbaj 100 herë portën e paprekur në historinë e La Ligas. /Telegrafi/
Jan Oblak is the first non-Spanish goalkeeper to reach 100 La Liga clean sheets 💯 pic.twitter.com/9Tlu95w0Cx
— B/R Football (@brfootball) June 17, 2020