Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e objektit të ri të Institucionit Prashkollor ”Ganimete Tërbeshi”, objekt ky i cili gjindet në Rezinë, ku gurthemeli i këtij objekti ishte vënë në muajin tetor të vitit 2022.
Bëhet e ditur se punimet në këtë objekt janë në fazën përfundimtare, dhe se IP ”Ganimete Tërbeshi” që gjindet në këtë pjesë pritet të funksionalizohet gjatë muajit nëntor.
Hapësira e këtij objekti zë një sipërfaqr prej 1552 metrave katrorë, dhe është realizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me një vlerë prej afro 752 mijë eurove.
Duke marrë parasysh hapësirën e këtij objekti, është bërë e ditur se me funksionalizimin e këtij objekti, rreth 120 fëmijë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e IP ”Ganimete Tërbeshi” .