Në Komunën e Obiliqit është mbajtur mbledhja e rregullt e DKA-së.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se në mbledhje u diskutua për procesin mësimor dhe planifikimet vjetore për vitin 2025.
“Në ambientet e ngrohta të ShFMU “Migjeni” në Siboc, u mbajt mbledhja e rregullt, ku u shqyrtua procesi mësimor dhe planifikimet vjetore për vitin 2025. Drejtoresha e DKA-së, Fitore Hashani, falënderoi përzemërsisht stafin arsimor dhe udhëheqësit e shkollave për punën dhe përkushtimin e tyre”, vijon njoftimi./Telegrafi/