Drejtoria Komunale e Arsimit ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e shkollave në ShFMU “Fazli Grajçevci” në Lajthishtë, ku u diskutua mbi ecurinë e procesit mësimor dhe aktivitetet e planifikuara.
Në rendin e ditës u shqyrtuan këto pika kryesore:
1.Procesi mësimor
2.Përgatitjet për Ditën e Mësuesit – 7 Marsi
3.Të ndryshme
‘DKA mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit dhe mirëqenies së nxënësve, duke bashkëpunuar ngushtë me stafin menaxhues të shkollave. Suksese në procesin mësimor”, theksohet në njoftim./Telegrafi/