Site icon Telegrafi

Obiliq, shpërndahen dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta

Ditën e hëne në Komunën e Obiliqit u shpërndanë 64 dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta, në kuadër të festave të fundvitit, nga OJQ “Replay Peace”, këto dhurata sollën gëzim dhe emocion tek fëmijët dhe familjet e tyre.

Në këtë aktivitet morën pjesë Drejtoresha e Administratës, Linda Bekteshi, zyrtarja për Barazi Gjinore,  Ganimete Aliu, dhe përfaqësuesja e Shoqatës “Dëgjo Zërin Tim”, Xhavahire Preniqi.

Drejtoresha Bekteshi shprehu mirënjohje për Burim Krasniqin dhe OJQ “Replay Peace” për mbështetjen dhe përzgjedhjen e Komunës së Obiliqit për këtë iniciativë të veçantë, duke i uruar suksese të mëtejshme./TY

Exit mobile version