Në kuadër të përpjekjeve për zhvillimin e sektorit arsimor në komunë e Obiliqit, u mbajt diskutimi publik për “Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit 2025-2029”.
Shefi i Drejtorisë së Arsimit, Rexhep Zeka, prezantoi planin, duke përshkruar objektivat kryesore për përmirësimin e arsimit.
“Në këtë takim morën pjesë drejtorë të shkollave, mësimdhënës, zyrtar nga DKA, Grupi Punues për Konsultime Publike, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë. Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit dhanë komente dhe sugjerime të vlefshme, duke kontribuar në ndërtimin e një plani sa më cilësor për Drejtorinë e Arsimit”, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Obiliqit.
Pas këtij procesi, plani i përfunduar do të dërgohet në Kuvendin Komunal, ku do të shqyrtohet dhe miratohet nga anëtarët e Kuvendit Komunal, duke u bërë një udhërrëfyes i rëndësishëm për të ardhmen e arsimit në komunë./Telegrafi/