Site icon Telegrafi

Obiliq, mbahen garat komunale të futsallit në palestrën sportive “Adem Jashari”

Në palestrën sportive “Adem Jashari” u organizuan garat komunale shkollore të futsallit, ku nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Obiliqit shfaqën performanca të shkëlqyera sportive.

Komuna e Obiliqit thotë se “për të parë nga afër këto gara dhe për të mbështetur sportin shkollor, e pranishme ishte edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Liridona Shabani, e cila falënderoi mësimdhënësit dhe nxënësit për angazhimin dhe përkushtimin e treguar”.

Rezultatet e garave:

Shkollat fillore (vajzat) vendin e parë e fitoi ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova”.

Shkollat fillore (djemtë) vendin e parë e fitoi ShFMU “Hasan Prishtina”.

Shkollat e mesme (vajzat) vendin e parë e fitoi ShMLP “Ismail Dumoshi” Obiliqi.

Shkollat e Mesme (djemtë) vendin e parë e fitoi Gjimnazi “17 Shkurti”.

Garat sportive do të vazhdojnë edhe në nivel rajonal, ku nxënësve tanë u urojmë shumë suksese!

“Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar për të mbështetur zhvillimin e sportit dhe promovimin e aktiviteteve që nxisin bashkëpunimin dhe frymën garuese në mesin e të rinjve”, thuhet mes tjerash në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version