Site icon Telegrafi

O VETMI!

Poezi nga: John Keats
Përktheu: Astrit Lulushi

O Vetmi! Nëse me ty më duhet të jetoj,
Le të mos jetë mes grumbullit të vrazhdë
Ndërtesash të zymta: Le të ngjitemi lart, –
Në pikëvrojtimin e natyrës – për të parë,
Faqe-malesh plot lule, e lumenj ujërash kristal,
Që qetësinë e shpirtit ndihmojnë të ruhet
Pyllin e dendur, ku kërcimi i shpejtë i drerit
bletët e egra befason dhe zogjtë zë-dridhur
Me kënaqësi do t’i shihja me ty këto skena
Por biseda e ëmbël e një mendjeje naive,
Me fjalë imazhe mendimesh stërholluar,
kënaqësi e shpirtit është, dhe duhet të jetë
Lumturia pothuajse më e madhe e njeriut
Kur shpirti gjen dy gjysmat e veta.

Exit mobile version