Siç tregojnë hulumtimet vetëm 5% e çifteve më të vjetra se 45 vjeç puthen më shumë se 30 herë në javë. Mirëpo, këto çifte romantike janë gjithnjë e më të pakta.
Madje edhe midis atyre më të rinjve, të moshës nga 18 deri në 24 vjeç, shumica e tyre me personin e dashur puthen mezi dhjetë herë në javë, e mbase edhe më pak.
Fakt dëshpërues është që te të gjitha grupet e moshave, rreth një e pesta e çifteve fare nuk puthen, transmeton Telegrafi.
Në moshën e adoleshencës, puthja më së shpeshti përjetohet si diçka intime, aq më parë edhe si mjet hulumtimi i seksualitetit.
Studimet tregojnë që çiftet të cilat më së shpeshti puthen janë të kënaqura me marrëdhënien që kanë, mirëpo janë edhe më të kënaqura me sasinë e afshit që e shfaqin.
Femrat janë ato të cilat më së shpeshti ankohen për mungesë të puthjeve dhe thonë që partnerët e tyre këtë e përjetojnë ekskluzivisht si paralojë. Mu për këtë arsye edhe nuk provojnë që të marrin vetë iniciativën.
Nga ana tjetër, sa më pak puthje – më pak a edhe seks, thonë ekspertët.
Ekspertët këshillojnë çiftet që pak më shumë të puthen, por të mos e kuptojnë bash secilën puthje si uverturë për seks, por diçka që i ofron me personin që e dashur. /Telegrafi/