Site icon Telegrafi

O NATË

Giuseppe Ungaretti (1888-1970)

Poezi nga: Giuseppe Ungaretti
Përktheu: Maksim Rakipaj

Nga ankth i madh i natës
Pemët zgjohen.
Zgjime të dhimbshme.

Gjethe, o gjethe motra,
E ndjej ankimin tuaj.
Vjeshtë,
Ëmbëlsi që jepni shpirt.

Oh, rini,
Sapo ra ora e ndarjes me ty.
Qiej të lartë rinie,
Vrulle të lira.
I shkretë jam tashmë.
Nga mërzi e krrusur mbërthyer.
Por nata hapet tej e mbanë.

Heshtje oqeanike,
Fole yjore zhgënjimesh,
Oh, natë.

Exit mobile version