Poezi nga: Odysseas Elytis
Përktheu: Lefter Shomo
Ata që më shtinë me gurë nuk
jetojnë më
Me gurët unë një shatërvan ndërtova
Në cep të tij vijnë disa çupërlina njomcake
Që buzët e tyre prejardhjen e kanë prej agimit
Thellë së ardhmes shpështillen flokët e tyre.
Mbërrijnë dallëndyshet, këto foshnja të erës
Pijnë, fluturojnë që jeta të përparojë
Gogoli i ëndrrës bëhet një ëndërr
Dhembja e stërmadhe e kapton kepin e mirë
Asnjë nuk humbet në gjirin e detit.
O ti det i panjollë, çfarë pëshpërit, më thuaj
Qëndroj qysh herët në gojën tënde mëngjesore
Në atë majë ku u shfaq e jotja dashuri
Dhe shoh vullnetin e natës për të derdhur yje
Shoh vullnetin e ditës për të vjelë gonxhet e tokës.