Historia e mëposhtme ngatërroi shumë njerëz dhe u regjistrua në komunën Waspam në Nikaragua.
Lakalle Blue Radio raporton se të afërmit e një vajze 24-vjeçare, e cila u varros së fundmi, vendosën të zhvarrosin trupin e saj, duke besuar se ajo është gjallë dhe duke shpresuar ta zgjojnë me lutje.
Vajza u identifikua si Maria dhe tre ditë pas varrimit, të afërmit e babait të saj vendosën të shkonin në varreza.
Pasi gërmuan varrin, ata e nxorën trupin e pajetë dhe e mbështollën me një batanije ndërsa e dërguan në shtëpi.
Aty nisi një lloj rituali fetar me besimin se pjesëtari i familjes do t’i hapte sytë, raporton Minha Claro.
Lajmi është publikuar në rrjetet sociale, së bashku me një foto ku shfaqen tre persona, si dhe një trup në shtrat. Fytyra e vajzës nuk duket.
Familja raportohet se e ka marrë një telefonatë se vajza ishte gjallë, gjë që i ka shtyrë të reagojnë ata.
Pas pesë ditësh, familja u vizitua nga një mjek nga spitali lokal, i cili u tha se Maria kishte vdekur.
Të njëjtat media raportojnë se prindërit dhe familjarët e afërt kanë vendosur ta kthejnë trupin në varreza dhe ta varrosin për herë të dytë. /Telegrafi/