Telegrafi

Nxirreni nga trupi acidin urik, shërojeni artritin: Tri ilaçe popullore të cilat me siguri funksionojnë!

Grumbullimi i thartirës urinare mund të shkaktojë dhembje në nyja, madje edhe artritin

Artriti është formë inflamatore, i cili vjen si formë proksizmalee skuqjes, ënjtjes së nyjave dhe dhembjeve. Ndonjëherë madje lëvizje të dhembshme, ndihet shtangie dhe ënjtje e trupit.

Shkaktar i shpeshtë i artritit është teprica e acidit urik në organizëm, transmeton Telegrafi.

Kur veshkat nuk e bëjnë mirë punën e vet dhe nuk mund ta eliminojnë gjithë thartirën e urinës nga organizmi, ajo kristalizohet dhe shtresohet rreth nyjave dhe çon deri në fillim të procesit inflamator.

Si të eliminohet thartira urinare nga trupi?

Personat të cilët kanë tepricë të acidit urik në trup, patjetër duhet të ndryshojnë mënyrën e ushqimit. Ushqimi patjetër duhet të jetë i bazuar në pemë dhe perime të freskëta.

Frutat e detit, mishi, alkooli dhe sheqeri i përpunuar çojnë deri në rritje të thartirës së urinës në trup.

Mos harroni të pini sa më shumë ujë. Është mirë të konsumohen edhe lëngje natyrale, por edhe çaje bimore.

Këto janë ilaçet më efikase për eliminimin e thartirës urinare nga trupi:

Soda e bikarbonatit

Përzieni gjysmë luge të vogël sodë bikarbonati në një gotë ujë. E pini këtë një herë në ditë.

Nëse keni artrit, pini një lugë të vogël të plotë sodë bikarbonati të tretur në një gotë me ujë.

Limonada

Limonada alkalizon organizmin dhe ndihmon në eliminimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë edhe artritin.

Çdo mëngjes në lukth të zbrazët, para kafjalli pini 20 ml ujë të nxehtë, përzieni me lëngun e gjysmë limoni.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës vepron ngjashëm si edhe limonada. Ndihmon me rastin e krijimit të ambientit alkal në trup.

Zieni një lugë uthull në 200 ml ujë dhe e pini 2 herë në ditë, një gotë para kafjalli, ndërkaq tjetrën para mbrëmjes.

Artikujt të cilët eliminojnë tepricën e thartirës së urinës:

▪ shafrani,
▪ ananasi,
▪ farat e lirit.

/Telegrafi/