Komuna e Shtimes ka vazhduar me ndërtimin e fazës së dytë të punimeve për ndërtimin e sallës së sporteve në Reçak.
Kryetari Qemajl Aliu përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se ky projekt është për të mirën e nxënësve të cilët do ta kenë hapësirën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve dhe shërbimeve të tyre.
“Në Reçak po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në fazën e dytë për ndërtimin e sallës sportive, në vlerë mbi 223 mijë euro. Nxënësit aty së shpejti do ta kenë këtë hapësirë rekreative në shërbim të tyre, ku do të luajnë, kalojnë kohë e socializohen edhe më shumë mes vete duke i shfrytëzuar maksimalisht orët e edukatës fizike edhe gjatë stinës së dimrit, duke pasur përfitime shëndetësore nga pasioni sportiv e planprogrami edukativ”, ka shkruar Aliu. /Telegrafi/