Zyra për Kthim dhe Komunitete në bashkëpunim me zyrën për mbështetje të komunitetit nga UNMIK, ka bërë një donacion prej 60 çantave dhe mjete tjera mësimore (fletore, lapsa e ngjyra të drurit) për nxënësit e komuniteteve.
Shpërndarja e këtyre mjeteve mësimore është bërë në lagjen Sallahane, “Halit Ibishi” si dhe në fshatin Dubravë.
Ketë donacion qe e pranoi shefi i ZKK Ferizaj, Rexhep Bajrami, i cili ka thënë se, “Kjo nuk është ndihma e parë që po bëhet nga zyra për mbështetje të komuniteteve nga UNMIK-u. Ky donacion për nxënësit e komuniteteve ashkali, rom dhe egjptian është shume i mirëseardhur pasi që nevojat për nxënësit e komuniteteve janë të mëdha”, ka thenë Bajrami. /Telegrafi/