Nxënësit e klasave të IX-ta të shkollave të Komunës së Dragashit kanë marrë pjesë në fazën e parë të Olimpiadës së gjuhës shqipe, aktivitet ky i përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Në të gjitha shkollat e Komunës së Dragashit, sot u zhvillua faza e parë e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe me nxënësit e klasave të 9-ta, në kuadër të Olimpiadës së Përbashkët Kosovë – Shqipëri”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton Telegrafi.
Aty thuhet se për të përcjellur mbarëvajtjen e këtij procesi në terren ka qenë drejtori i DKA-së, Zeni Krasniqi së bashku me stafin.
“Të gjitha përgatitjet për këtë fazë të testit janë bërë me kohë dhe i gjithë procesi ka shkuar në rregull, duke respektuar të gjitha udhëzimet e Olimpiadës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/