Site icon Telegrafi

Nura viziton familjen që i’u djeg shtëpia, thotë se Komuna do t’i mbuloj shpenzimet e qirasë

Pamje nga vizita

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ditës së sotme e ka vizituar familjen e Driton Shatrit nga fshati Llaushë.

Shtëpia e kësaj familjeje, para disa ditësh është djegur e gjitha, shkruan Telegrafi.

Sipas Nurës, kjo ka ndodhur për arsye të panjohura deri më tani, derisa nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo ndodhi.

Ai ka thënë se Komuna ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm të familjes Shatri nga Llausha e Skenderajt.

“Si Komunë kemi ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm, derisa të bëhet i mundshëm kthimi në shtëpinë e re”, ka thënë Nura. /Telegrafi/

Exit mobile version