Site icon Telegrafi

Nura takohet me afaristin shqiptar që jeton në Gjermani, ai ndan bursa për nxënësit

Pamje nga takimi

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me drejtorët e ekzekutivit, Rrezarta Hasani – Ibrahimi dhe Kastriot Duraku, kanë mirëprit sot në takim afaristin e suksesshëm në Gjermani, Haxhi Reci.

Afaristi Reci ka ndarë bursa për nxënësit dhe ka ndihmuar disa nxënës tjerë me libra dhe tekste shkollore, shkruan Telegrafi.

“Kryetari Nura është shprehur mirënjohës ndaj Recit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore të komunës sonë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se ky afarist ka ndihmuar edhe në të kaluarën lidhur me rastet me vështirësi ekonomike dhe i njëjti vazhdon ta bëjë këtë edhe tani. /Telegrafi/

Exit mobile version