Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura është takuar sot me një ndër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhevahir Geci.
Nura bëri të ditur se Geci ishte një ndër “eprorët më të zotë” të UÇK-së, shkruan Telegrafi.
“Kënaqësi të mirëpres Xhevahir Gecin, ish-udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndër eprorët e zotë të kësaj ushtrie të lavdishme, pjesë drejtuese e TMK-së, i cili angazhimin ushtarak dhe me titullin e gjeneralit e ka përfunduar me pensionim në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Nura.
“I dëshmuar me një përvojë të bujshme dhe i gatshëm për përgjegjësi të reja si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/