Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarët, në gjashtë-mujorin e parë të vitit 2024.
Në këtë takim publik, Nura ka paraqitur punën dhe projektet e ekzekutivit përfshirë projektet e realizuara dhe ato që janë planifikuar për këtë, shkruan Telegrafi.
“Kryetari Nura paraqiti punën dhe projektet e ekzekutivit përfshirë projektet e realizuara dhe ato që janë planifikuar për këtë vit e të cilat janë projekte zhvillimore e të rëndësishme për qytetarët e komunës së Skenderajt”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.
Ndërsa, qytetarët e pranishëm kanë parashtruar pyetje dhe kërkesa të ndryshme. /Telegrafi/