Site icon Telegrafi

Numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve në Indi dhe Nepal shkon në 150

Më shumë se 150 njerëz kanë vdekur pasi reshjet e dendura shkaktuan përmbytje të mëdha në dy shtete indiane – Uttarakhand dhe Kerala – si dhe në pjesë të Nepalit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, shtëpitë u përmbytën ose u ‘shtypën’ nga gurët që u shkaktuan nga rrëshqitjet e tokës.

Të paktën 50 njerëz, përfshirë pesë nga një familje e vetme, vdiqën në Uttarakhand, rreth 77 persona vdiqën në Nepal, derisa disa të tjerë u raportuan të zhdukur në të dyja vendet.

Shirat më në jug në shtetin Kerala të Indisë gjithashtu shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse, duke lënë 39 të tjerë të vdekur atje.

Gjashtë trupa të tjerë u gjetën të mërkurën në Uttarakhand, duke e çuar numrin e të vdekurve në shtetin e Himalajeve, një vend i njohur turistik, në 52. /Telegrafi/

Exit mobile version