Një aeroplan pasagjerësh nga Tanzania u rrëzua në liqenin Viktoria derisa tentoi të zbarkonte në qytetin buzë liqenit Bukoba, duke lënë të vdekur 19 persona.
Siç u raportua edhe më herë 26 nga 43 personat në bordin e fluturimit Precision Air u shpëtuan fillimisht dhe u dërguan në spital, transmeton Telegrafi.
Dy pilotët i mbijetuan përplasjes dhe arritën të flasin me zyrtarët lokalë nga kabina, por kryeministri thotë se ata mund të kenë vdekur që atëherë.
Punonjësit e shpëtimit dhe peshkatarët lokalë po përpiqen të shpëtojnë të tjerët ende të bllokuar.
Abdul Nuri ishte në aeroport duke pritur fluturimin e kthimit për në qytetin më të madh të Tanzanisë, Dar es Salaam, kur pa avionin të zhytej në ujë.
“Ne ishim vërtet të tronditur. Njerëzit u kapën nga paniku dhe disa filluan të qanin dhe të bërtisnin”, tha ai për BBC.
“Në portën e mbërritjeve njerëzit gjithashtu u kapën nga paniku – shumica prej tyre prisnin të mirëpritnin të afërmit e tyre”. /Telegrafi/