Numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave të martën në Greqi ka shkuar në 57.
Eleni Zaggelidou, një nga dhjetë mjekët ligjorë që punojnë në hetim, tha se ADN-ja ishte marrë nga 57 trupa të paprekur, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Lajmi vjen ndërsa punëtorët hekurudhor në të gjithë Greqinë morën pjesë në një grevë njëditore të enjten mes zemërimit në rritje të publikut ndaj autoriteteve.
Ndërkohë thuhet se punonjësit e shpëtimit janë ende duke kaluar nëpër karroca të djegura dhe të shkatërruara, duke kërkuar për trupa të mundshëm.
Një tren pasagjerësh që transportonte 350 persona u përplas me një tren mallrash pasi që të dy përfunduan në të njëjtën linjë – duke bërë që vagonët e përparmë të shpërthejnë në flakë.
Shumë në Greqi e shohin përplasjen si një aksident “që pritej të ndodhte” dhe sindikata fajësoi “mosrespektin” e qeverive të njëpasnjëshme ndaj hekurudhave greke për çuar në këtë “rezultat tragjik”. /Telegrafi/