Gjashtë muaj më parë, një varrezë ishte gjysmë e zbrazët, tani është plot – një ilustrim i zymtë i numrit të madh të njerëzve që po vdesin nga COVID-19 në Rusi.
Kremlini thotë se virusi është nën kontroll dhe shifrat zyrtare tregojnë për 40 mijë vdekje, mirëpo sindikata e mjekëve e mbështetur nga opozita ruse pretendon se numri i vërtetë i të vdekurve po fshihet.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, morgjet në qytetin e Chelybinskit janë tejmbushur sa që trupat e të vdekurve duhet të palohen me njeri-tjetrin.
Në një kompani që ofron shërbime funerali në qytetin e Kalugas, drejtori i saj thotë se, është i sigurt se numri i të vdekurve është rritur ndjeshëm.
Sipas të përditshmës franceze Le Figaro, Rusia në të vërtet po e fsheh numrin e të vdekurve nga COVID-19.
Po ashtu, nga publikimet e pavarura thuhet se, Rusia që nga shfaqja e pandemisë ka raportuar katër herë më pak persona që kanë vdekur nga kjo sëmundje.
Siç duket dimëri dhe COVID-19 tani e kanë Rusinë në kontroll, ku mund të ketë pasiguri për shkallën e vërtetë të vdekjeve, por askush nuk dyshon se pandemia po bën një dëm të madh në të gjithë vendin.
Aktualisht, brenda 24-orëve në Rusi numri i të infektuarëve me COVID-19 është 28,782 me 508 të vdekur. /Telegrafi/