Numri i vdekjeve të konfirmuara nga përmbytjet e fundit në Greqinë qendrore u rrit në 15 pasi trupat e katër personave të konsideruar më parë të zhdukur u gjetën të dielën, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre prej trupave u gjetën në fshatra pranë qytetit të Karditsa në Thesalinë perëndimore.
Bëhet fjalë për një grua 88-vjeçare dhe djalin e saj 65-vjeçar, të cilët u gjetën në shtëpinë e tyre, si dhe një 58-vjeçar, trupi i të cilit u gjet mes dy fshatrave.
Continúan las severas inundaciones en #Karditsa, #Grecia 🇬🇷 #GreeceFloods pic.twitter.com/OiZWnUInwY
— Centinela35 (@Centinela_35) September 10, 2023
Roja bregdetare tha të dielën se trupi i një 42-vjeçari, i zhdukur që nga e marta, u gjet duke lundruar në det pranë qytetit të Volos.
Ai u pa për herë të fundit në makinën e tij në pamundësi për ta kontrolluar atë në ujërat e furishëm.
Almost all the villages of the plain of Karditsa, #Greece are under water this morning 😭#ClimateEmergency #ClimateActionNow pic.twitter.com/f5vzduGpQN
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) September 7, 2023
Shërbimi zjarrfikës i Greqisë bëri të ditur se që nga përmbytjet që goditën Greqinë qendrore të martën, ka evakuuar rreth 3,500 njerëz – dhe se përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë.
Intensiteti i përmbytjeve duket se ka rënë, megjithëse niveli i lumit Pineios po rritet.
Footage from the massive floods in athens of Greece
For more news updates, follow us at @TheNewsTrending #Karditsa #Thessaly #StormDaniel #greeceflooding #κακοκαιρια #DanielStorm #κακοκαιριαDaniel #κακοκαιρια_Ντανιελ pic.twitter.com/1j4WJ3kiFs
— Breaking News (@TheNewsTrending) September 7, 2023
Roja bregdetare theksoi se shpëtoi 335 persona të bllokuar në gadishullin e Pelionit midis të enjtes dhe të shtunës. /Telegrafi/