Site icon Telegrafi

Numri i fundit i lindjes zbulon shumë për ju: 100% saktësisht!

Nuk na përcakton vetëm periudha e viteve në të cilat kemi lindur, stina e vitit apo shenja e horoskopit. Diçka interesante për çdokënd mund të mësohet edhe me numrin e fundit të vitit të lindjes.

Çdo numër ka elementin përkatës – metali, uji, druri, zjarri dhe toka. Ata mund të zbulojnë shumëçka për personalitetin e ndokujt, shprehitë etj.

Nën cilin element jeni të lindur ju do të mësoni sipas numrit të fundit të vitit në të cilin keni lindur. Për shembull, nëse keni lindur në vitin 1987, atëherë elementi juaj është zjarri, transmeton Telegrafi.

Metali – numrat 0 dhe 1

Njerëzit e lindur nën këtë element kanë karakter të fortë dhe janë shumë rezistues. Ata janë të lirë dhe goxha të rezervuar, sepse dëshirojnë të punojnë atë që është e mirë për ta dhe që vetë të ndikojnë në jetën e tyre. Dëshirojnë të jetojnë në mënyrë konsekuente dhe të jenë të rrethuar me dashuri.

Ata janë individë të cilët dinë çfarë dëshirojnë dhe do të bëjnë çdo gjë që të arrijnë atë që dëshirojnë. Janë të vendosur dhe nuk i tolerojnë dështimet. E metë u është dëshira tepër e madhe për t’u ndier të fuqishëm, për luks dhe për shumë para.

Uji – numrat 2 dhe 3

Njerëzit e lindur nën këtë element janë shumë të mëshirshëm, joshës dhe simpatikë. Ata kanë ide të mëdha dhe janë shumë të shkathët, këto janë ato që i bëjnë të suksesshëm në profesionet që kanë të bëjmë me artin.

Ata janë njerëz të cilët kanë instinkt shumë të mirë dhe me orientim të jashtëzakonshëm për detaje.

Druri – numrat 4 dhe 5

Këta janë njerëz me vetëbesim dhe të zellshëm. Ata dëshirojnë origjinalitetin, përvoja të reja dhe ëndërrojnë për atë që të hulumtojnë botën përreth vetes, të zbulojnë të gjitha vendet e saj bizare dhe enigmat.

Nuk janë vetjakë dhe egoistë, mirëpo njerëzit të cilët i rrethojnë i duan dhe kënaqen në shoqërinë e tyre.

Zjarri – numrat 6 dhe 7

Njerëzit e lindur nën elementin e zjarrit janë aventurierë të vërtetë dhe ëndërrojnë të udhëtojnë nëpër tërë botën.

Janë të dashur në shoqëri, sepse sillen natyrshëm dhe janë shumë të përzemërt – mund të thuhet që kanë diçka që njerëzit e tjerë i bëjnë për vete.

Toka – numrat 8 dhe 9

Ka të bëjë me individët të cilët janë shumë të sigurt dhe aktivë. Ata janë të kuptueshëm dhe çdo gjë hollësisht do ta shqyrtojnë. E duan disiplinën dhe rregullin, ndërkaq dëshirojnë të jetojnë duke u qëndruar planeve të veta.

Njerëzit e lindur nën elementin e tokës, kur diç bëjnë, e bëjnë në mënyrë mbresëlënëse. Më së shumti u frikësohen situatave të panjohura. /Telegrafi/

Exit mobile version