Site icon Telegrafi

Numër shumë më i lartë i të infektuarve me coronavirus në BeH, krahasuar me një ditë më parë

Në 24 orët e fundit në Bosnjë dhe Hercegovinë 39 persona kanë dalë pozitivë për coronavirus, një shifër kjo shumë më e lartë krahasuar me një ditë më parë ku kishte vetëm 5 raste pozitive.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, ky numër ka ardhur pas testimit të 1543 (dje 905) mostrave.

Nga këto, bëhet e ditur se në Federatën e BeH, u regjistruan 32 raste pozitive (katër dje), në Republikën Serbe shtatë persona të sapo infektuar (1 dje) ndërkohë që nuk kishte njerëz të infektuar në rrethin Brçko të BeH sot, por as të mërkurën.

Ndërkohë, përveç rasteve të reja, është raportuar edhe për dy vdekje nga coronavirusi. /Telegrafi/

Exit mobile version