Autoritetet shëndetësore serbe kanë raportuar të dhënat më të fundit sa i përket rreth gjendjes me pandeminë.
Sipas të dhënave të fundit, 7,579 raste të reja të coronavirusit janë konfirmuar në Serbi.
Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 41 persona kanë vdekur, raporton b92.
Ka 6,597 pacientë në spital dhe shkalla e vdekjeve është 0,93 përqind.
Që nga fillimi i epidemisë, 1,682,416 qytetarë janë testuar, dhe 140,608 raste janë konfirmuar. /Telegrafi/