Aventura e Sergio Ramosit te Paris Saint-Germaini vazhdon të mos jetë e duhura.
Qendërmbrojtësi spanjoll e braktisi Real Madridin në verën që lamë pas duke nënshkruar për klubin francez.
Mirëpo, problemet me lëndime dhe kondicion ia pamundësuan lojën për një kohë të gjatë. Ai sapo është kthyer për të luajtur, mirëpo nuk po kalon çaste të mira.
Të mërkurën mbrëma, PSG ishte mysafir i Lorientit, ku arriti të marrë një pikë të artë me një gol të vonshëm nga Mauro Icardi.
35-vjeçari u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë të takimit (46’) dhe kjo nuk ishte nata e tij.
Ramos mori një karton të verdhë në minutën e 81-të për një ndërhyrje, kurse pesë minuta më vonë mori edhe një tjetër dhe u përjashtua nga loja.
Ky ishte kartoni i 27-të i kuq në karrierën e njërit prej mbrojtësve më të mirë në historinë e futbollit. /Telegrafi/
#FCLPSG
Red Card Ramos. https://t.co/JxQ10dU4lI— Fast Gōals | 𝕏 (@iF29s) December 22, 2021