Site icon Telegrafi

Nuk u pajtua me faktin që humbi fluturimin, pasagjeri amerikan godet me shqelma derën e aeroplanit të mbyllur – autoritet kolumbiane e deportojnë

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara është deportuar nga Kolumbia, pasi tentoi me fortë të futet brenda aeroplanit të mbyllur – duke mos e pranuar faktin se kishte humbur fluturimin.

Pasagjeri, emri i të cilit nuk është zbuluar, kishte shkuar në aeroportin Elo Dorado të Bogotas, por kishte arritur me vonesë për udhëtimin e tij.

Pasi i është thënë se nuk mund të jetë brenda aeroplanit 4090 që udhëtonte në Cartagena, ai humbi durimin dhe filloi të fyej stafin dhe u nis drejt fluturakes që kishte dyert e mbyllura.

Videoja amatore e filmuar nga një pasagjer në bord, shfaq pasagjerin që shqelmon derën e aeroplanit të mbyllur.

“Mos e merr guximin, ruaje qetësinë dhe merr frymë thellë”, dëgjohet duke i thënë një anëtar i ekuipazhit.

Në anën tjetër, punonjësit e aeroportit shiheshin duke pritur asistencën e policisë që arriti dhe kapi turistin që shqelmonte aeroplanin. /Telegrafi/

Exit mobile version