Ajo përdor maskimin për të kapur prenë
Për merimangën e rërës me gjashtë sy (Hexophthalma), e cila jeton në Afrikë (Hexophthalma hahni ose Sicarius hahni) dhe në Amerikën e Jugut, mund të themi se “është një fosil i gjallë”, sepse ajo ka banuar në këto kontinente edhe para ndarjes së tyre, transmeton Telegrafi.
Është interesante që anëtarët e kësaj specie që jetojnë në shkretëtirën më të vjetër afrikane në botë, Namib, kanë një helm më të përqendruar dhe më të fuqishëm se “pjesëtaret e tyre” që jetojnë në bregun perëndimor të Amerikës së Jugut.
Deri më tani, janë raportuar vetëm dy raste sulmi të një merimange të rërës me gjashtë sy mbi dy persona dhe që të dy personat kanë përfunduar me fatalitet.
Për fat të mirë për njerëzit, kjo specie e merimangës u shmanget atyre.
Kë dhe si gjuan?
Përveç faktit që kjo merimangë është një nga krijesat më të rrezikshme në botë, është gjithashtu interesante, sepse nuk thur kurrfarë rrjete. Ajo përdor maskimin për të kapur prenë.
Shpejt duke “gërmuar” ajo mbulohet me rërë. Kokrrat e rërës i ngjiten menjëherë në qimet e imëta të trupit, kështu që ajo bëhet pothuajse e padukshme për insektet dhe akrepat – baza e dietës së saj.
Është veçanërisht interesante që edhe në rastin e një gjuetie të pasuksesshme, kjo merimangë mund të jetojë pa ushqim dhe ujë gjatë gjithë vitit.
/Telegrafi/