Bayern Munichu nuk do t’i vendosë Davdi Alabas ultimatum për të nënshkruar kontratën e re, sipas asaj që ka thënë drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic.
Mbrojtësi austriak deri më tani ka refuzuar të rinojë kontratë, duke kërkuar mbi 20 milionë euro pagë në sezon.
Marrëveshja aktuale e Alabas skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe lojtari do të jetë i lirë të bisedojë me klubet e tjera qysh nga janari.
Mbrojtësi ka zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane si, Juventus, Barcelona, Real Madridi, Manchester United dhe Chelsea.
Por, skuadra që dëshiron t’i marrë shërbimet e tij, është në dijeni për pagën e lartë që kërkon Alaba.
Mbrojtësi 28-vjeçar vështirë se mund të bind ndonjërën nga skuadrat që t’i ofrojë pagën e lartë, mirëpo vera e vitit të ardhshëm do t’i përcaktojë gjërat. /Telegrafi/