Site icon Telegrafi

Nuk do të ketë kartonë të verdhë për përqafime apo pështyrje në La Liga

 Rikthimi i La Ligas do të zhvillohet në stadiume të zbrazëta, ndërsa disa ndeshje do të luhen në stadiume të reja, si Estadio Alfredo Di Stefano (Real Madrid) e Estadio Camilo Cano (Levante), ndërkaq do të përfshihen edhe rregullat e reja.

Bundesliga ka dhënë një pamje të qartë se çfarë duhet pritur për sfidat në kampionatet tjera duke e përfshirë edhe LaLiga Santander.

Një prej rregullave që kanë rënë në sy janë pesë zëvendësimet edhe pse jo të gjithë trajnerët i kanë përdorur të gjitha.

Edhe pse u lejohet që brenda një takimi të bëjnë pesë zëvendësime, strategët e skuadrave ende nuk po arrijnë të gjejnë formulën e duhur.

Në javën e kaluar në ligën gjermane, tetë skuadra kanë përdorur katër zëvendësime, gjersa shtatë prej tyre i kanë përdorur të pestat.

Në anën tjetër, në La Liga lojtarët nuk do të ndëshkohen nëse pështyjnë në fushë. Në Bundesliga lojtarëve nuk ju lejohet të bëjnë një gjë të tillë, pasi marrin kartonë të verdhë.

Komiteti i gjyqtarëve evropianë kanë marrë vendim që të mos i ndëshkojnë lojtarët vetëm se pështyjnë në fushë.

Sidoqoftë, lojtarët do të vazhdojnë të qëndrojë të ndarë nëpër bankat rezervë, ndërsa nuk do të lejohen kontakte gjatë zëvendësimit. /Telegrafi/

Exit mobile version