Site icon Telegrafi

NUK TË DUA

Poezi nga: Pablo Neruda
Përktheu: Faslli Haliti

Unë nuk të dua, jo nëse pse të dua
dhe nga të dashuruarit në mos të dashuruarit arrij
dhe duke të pritur kur nuk të pres
kalon nga të ftohtit në zjarr zemra ime .

Të dua vetëm sepse unë të dua,
Pafund të urrej dhe duke të urryer të lutem,
dhe masa e dashurisë sime është tepër e madhe
duke mos të parë e duke të dashur si i verbër.

Mbase do të konsumosh dritën e janari,
rrezen e zhvoshkur, gjithë zemrën time ,
duke më vjedhur çelësin e qetësisë .

Në këtë histori, vdes vetëm unë
dhe do të vdes nga dashuria, sepse të dua,
sepse të dua, e dashur, me hekur dhe zjarr.

Exit mobile version