Tifozët e Leicester Cityt po i përjetojnë momentet më të lumtura në jetë.
E gjithë kjo pasi që Leicester ka 72 pikë dhe është lider në Ligën Premier pesë xhiro para përfundimit të kampionatit anglez.
Kjo ka bërë që të shtohet interesimi për të siguruar biletat e skuadrës së ‘Dheplrave’, të cilta, sipas televizionit britanik, BBC po shiten në tregun e zi deri 89000 mijë funte, transmeton Telegrafi.
Ndërsa, 4000 deri në 6000 euro janë biletat e dorës së dytë.
Vlen të theksohet se zyrtarët e ekipit kanë ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar këtë veprim të jashtëligjshëm, duke pohuar se do të arrestohen dhe burgosen stërshitësit e biletave.