Është marrë vendimi zyrtar për ndeshjen mes Lyonit dhe Marseilles në Ligue 1.
Një tifoz fillimisht ka goditur në kokë Dimtri Payetin e Marseilles, duke bërë që gjyqtari të ndërpriste takimin.
Derisa shpresohej se ndeshja të rifillonte nga minuta e shtatë e takimit, aty ku ishte ndërprerë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Pas më shumë së një ore ndërprerje të dielën në Stadiumin Groupama zyrtarët e ndeshjen njoftuan se takimi do të rifillonte, megjithatë gjyqtari e ndërroi mendjen dhe vendosi për anulimin e përhershëm të takimit.
“Gjyqtari vendosi të mos e rifillojë ndeshjen duke e parë se siguria e lojtarëve nuk ishte garantuar”, njoftoi spikeri i stadiumit.
🚨 OFFICIEL – Le match est définitivement arrêté (enfin) !
La @LFPfr c’est à vous d’agir maintenant.#OLOM #LyonOM #Payet #Marseille #Lyon #Ligue1 #LFP #France pic.twitter.com/ODrlE68nuK
— Dynamit’Sports (@DynamitSports) November 21, 2021
Lyoni mund të humbasë takimin me rezultat 3-0, për shkak se një përkrahës i tyre ka goditur në kokë Payetin.
Nesër (e hënë) pritet të merrte vendimi zyrtar për fatin e ndeshjes, e që me gjasë do të zhvillohet pa praninë e tifozëve. /Telegrafi/
Dmitri Payet doesn't deserve this. pic.twitter.com/PzyeZh2RpG
— 🐬 @𝗼𝗻𝗲𝗷𝗼𝗯𝗹𝗲𝘀𝘀𝗯𝗼𝘆 (@OneJoblessBoy) November 21, 2021