Mirlind Daku po vazhdon të shkëlqej në Superligën e Sllovenisë, pasi aktualisht është golashënuesi më i mirë atje.
Në javën e 13-të, Mura e lojtarit kosovar u takua me Radomlje, ku fituan 3-0.
Pas vetëm tre minutash lojë, vendasit kaluan në epërsinë me golin e Dakut, me Maruskon që ishte asistuesi.
Golin e dytë për Muran e shënoi Cipot pas gjashtë minutash nga i pari, ndërsa Kous ishte asistuesi.
Për të bërë fitoren sa më bindëse, Daku e shënoi të dytin personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 74-të.
Me këto dy gola, sulmuesi ynë ka shkuar në kuotën e dhjetë golave në 13 xhiro të zhvilluara. /Telegrafi/