Telegrafi

Nuk po luan nën urdhrat e Mourinhos, Tottenhami merr vendim për të ardhmen e Dele Allit

Klubi anglez, Tottenham Hotspur thuhet se ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen afatshkurtër të mesfushorit Dele Alli.

Mesfushori anglez është duke rënë në hierarkinë e zgjedhjeve të trajnerit  Jose Mourinho.

Alli rrallë ka filluar ndeshjet në Ligës Premier si titullar, ndërsa koha më e shpeshtë ka ardhur nga ndeshjet e Ligës së Evropës.

Lexo po ashtu Biseda mes Mourinhos dhe Dele Alli: Ju prapë më dërgoni mua në ferr

Kjo situatë ka bërë që drejtuesit e klubit, por edhe vet lojtari të kërkojnë një zgjidhje.

Sipas mediumit Football Insider, 24-vjeçari nuk është në shitje në afatin kalimtar të janarit.

Sidoqoftë, kryetari i klubit Daniel Levy është i gatshëm të dëgjojë ofertat e huazimit, në varësi të situatës së dëmtimeve në klub.

Alli mund të marrë një huazim afatshkurtër për t’i dhënë atij kohën e lojës deri në Euro 2020 dhe afatin e verës. /Telegrafi/