Nga: Lord Byron (George Gordon Byron)
Përktheu: Maksim Rakipaj
Nuk po dalim ne të dy vonë
Netëve për të shëtitur,
Sado që zemra dashuron
Dhe lart shkëlqen hën’e ndritur.
Kalbet shpata kur nga milli s’del,
Myket shpirti, në gjoks i ndryrë,
Zemra vetë pushon, më nuk rreh
Dhe dashuria s’merr më frymë.
Sado nata për dashuri u bë
Dhe rikthehet dita me dritë,
Shëtitje ne s’po dalim më
Netëve kur hën’ e bukur ndrit.