Mats Hummels nuk është përmbajtur gjatë një intervistë, pas humbjes që kishte pësuar Borussia Dortmundi në Bundesligë.
Mbrojtësi 32-vjeçar ishte ftuar për një intervistë pas humbjes 2-1 të skuadrës së nga Union Berlini.
Hummels filloi të godiste me grusht pjesën ku zhvillohen intervistat, duke qenë i pakënaqur me rezultatin që mori skuadra e tij.
Zhgënjimi i tij ishte i kuptueshëm. Ishte humbja e tretë e Borussias në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë. Të shtunën e kaluar humbja 5-1 në shtëpi ndaj Stuttgart çoi në shkarkimin e menaxherit Lucien Favre, me Edin Terzic që mori detyrën përkohësisht.
Të paktën Terziç e di që qendërmbrojtësi i tij me përvojë kujdeset për betejat e klubit.
Pamjet në videon më poshtë tregojnë frustrimin e Hummelsit me bashkëlojtarët e tij që nuk arritën të fitonin as në këtë takim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=g9ayFZGt-Ok&feature=emb_title&ab_channel=JoggesFootball