Telegrafi

Nuk ndryshojnë gjyqtarët për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës.

Drita është me një hap në finale pasi fitoi ndaj Ramiz Sadikut, teksa derbi ndërmjet Prishtinës dhe Llapit u mbyll 2-1 në të mirë të prishtinasve.

Tashm janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë ndeshjet e kthimit, që nuk ndryshojnë me ndeshjet e para.

Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen Llapi – Prishtina, me ndihmësit, Fatlum Jashari dhe Gzim Mehmeti. Në VAR do të jenë, Visar Kastrati dhe Besnik Morina.

Duelin tjetër ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Dritës e gjykon, Lirim Jashari me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Në VAR do të jenë Erdall Zasella dhe Eridin Podvorica.

Të dy ndeshjet pritet të startojnë nga ora 14:0, nga ku do të dalin dy finalistët e Kupës së Kosovës për sezonin 2021/22. /Telegrafi/