Manchester City nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Evertonit.
Kjo ishte ndalesa e dytë për skuadrën e Pep Guardiolas, pasi javën e kaluar humbi nga Tottenham Hotspurs 2-0.
Skuadra që drejtohet nga Pep Guardiola e nisi mirë ndeshjen duke krijuar disa raste të mira shënimi, por portiere mysafir, Marteen Stekelenburg ishte në ditën e tij më të mirë.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë, kapiteni i mysafirëve Phil Jagielka shkaktoi penallti.
Por këtë dhuratë nga mysafirët nuk ditën ta kthejnë në gol vendasit, pasi mesfushori Kevin De Bruyne dështoi të shënoi.
Inkuadrimi i Kun Agueros solli freski në sulmin e Cityt, mirëpo ishte Evertoni që kaloi fillimisht në epërsi.
Në minutën e 64-të, sulmuesi Romelu Lukaku u shërbye mirë nga Yanick Boalsie dhe shënoi për 0-1.
Gjashtë minuta më vonë City përsëri fitoi një penallti, mirëpo kësaj radhe dështoi Kun Aguero nga pika e bardhë.
Sulmuesi spanjoll Nolito u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të dhe vetëm pas një minuti arriti t’i barazonte shifrat në 1-1.
Pas këtij barazimi, City vazhdon të mbetet në pozitën e parë, mirëpo tani ka pikë të barabarta me Arsenalin nga 19 sosh.
Ndërkohë Evertoni zë vendin e gjashtë në tabelë me 15 pikë.
Në javën e ardhshme City përsëri do të luajë në ‘Etihad Stadium’, përballë Southamptonit, ndërkohë Everton do të përballet me Burnleyn në udhëtim. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=do2LVPev814
https://www.youtube.com/watch?v=KXnCuXHCMmw