Telegrafi

Nuk ndalet super Ballkani, super Tolaj shënon golin e dytë personal

Ballkani ka shtuar epërsi ndaj BATE Borisovit në 3-1 në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konfernecës, ku sërish ka shënuar Bleart Tolaj.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1 me të skuadrat që shënuan nga një herë.

Ndeshjen e hapi BATE Borisovi kaloi në epërsi me golin e Denis Laptev në minutën e dhjetë për 1-0. Por nuk vonoi shumë dhe Ballkani shënoi golin e barazimit me Bajram Jashanicën që shënoi me kokë në minutën e 31-të për rezultatin 1-1.

Lexo po ashtu Ballkani merr epërsinë ndaj BATE Borisovit, shënon Bleart Tolaj

Me të filluar pjesa e dytë Ballkani nisi sulmet drejt portës bjelloruse.

Nuk vonoi shumë dhe pas një harkimi në zonë nga Armend Thaqi më së miri u gjend Bleart Tolaj që shënoi me kokë për 2-1 në minutën e 58-të.

Ballkani vazhdoi me sulme dhe po kërkonte golin e tretë.

Nuk vonoi shumë dhe sërish i njëjti lojtari, Bleart Tolaj ishte i pamëshirshëm brenda zonës, ku me një goditje gjysmë volej shënoi për 3-1.

https://twitter.com/Niverna_/status/1694804965439500514

Ballkani do të kërkojë rezultat sa më të thellë që ta bëjë më të lehtë kalimin tutje.   /Telegrafi/